7.4 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Hodhi mbeturinat në natyrë, 500 euro gjobë për qytetarin nga Ferizaj

Rekomandime

Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marrë veprimet e duhura policore dhe ka arritur që të identifikojë personin, i cili kishte hudhur mbeturina në afërsi të Fabrikës së Ujësjellësit ‘’Bifurkacioni’’ në fshatin Pleshinë të Ferizajt. Kjo informatë, është dërguar nga një qytetar përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë’’

Policia, e ftoi qytetarin H.H (M/K) 42 vjeçar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe mori dënimin e merituar sipas ligjit për kundërvatjte dhe ju shqiptua dënimi prej 500 eurove nga inspektorët e komunës së Ferizajt.

- Advertisement -

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast dhe fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen , të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit