9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

As ata vetë se votuan veten! Pesë kandidatët e NISMA’s që nuk morën asnjë votë në Gjakovë

Rekomandime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka certifikuar sot rezultate e rundit të parë të zgjedhjeve Lokale 2021 për Kryetar Komunash dhe Kuvende Komunale.

Rrjedhimisht, KQZ ka publikuar edhe listat e kandidatëve që kanë zënë vend në Kuvendet Komunale.

- Advertisement -

Sipas këtyre rezultateve, në Gjakovë rezultojnë pesë raste të çuditshme, ku pesë kandidatë për asamble nga NISMA dalin të mos kenë marr asnjë votë, shkruan Gazeta Online. Gjegjësisht, atyre nuk iu kanë rezultuar as votat e tyre, nëse e kanë votuar veten.

NISMA ka arritur të sigurojë vetëm një ulëse në Kuvendin Komunal të Gjakovës. Ajo është rezervuar për bartësin e listës, Fazli Hoxhen.

Derisa, kandidatët Izabella Kameraj, Vitore Nrejaj, Besart Smajlaj, Rita Balaj dhe Flamur Krelani dalin se nuk kanë fituar asnjë votë në zgjedhje.

- Advertisement -

Ndryshe, në Gjakovë më së shumti ulëse në Kuvend Komunal ka fituar AAK-ja me 11 shosh. Pastaj LVV-ja 10, PDK-ja 5, PSHDK-ja ka marrë 4 ulëse, aq sa do të ketë edhe LDK-ja. Derisa NISMA vetëm një vend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit