5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kujdes – Era të fuqishme do ta godasin Kosovën: Këto janë qytetet të cilat era do të arrin deri në 120 km/h

Rekomandime

Ditët në vazhdim disa qytete të Kosovës do të kenë mot aspak të qëndrueshëm dhe të ngrohtë si javën e kaluar. Era të fuqishme do të godasin vendin.

- Advertisement -

Në perëndim të vendir në momente të caktuara pritet të arrijë deri në 120 km/h, e cila si pasojë mund të shkaktojë dëme materiale.

“Gjatë mbrëmjes pritet të depërtojë fronti i ftohtë, i cili do të sjellë së pari reshje shiu e më pas pritet të shndërrohen në ato të borës. Me kalimin e frontit të ftohtë, pritet të ketë edhe erëra të fuqishme veriore dhe jo vetëm. Situata mbetet problematike edhe të mërkurën, si pasojë e erërave mjaft të fuqishme, të cilat do të karakterizohet me reshje bore në shkallë vendi”, thuhet në njoftimin e Moti në Gjilan

Nga dita e Enjte pritet gradualisht era të qetësohet.

- Advertisement -

Vrullshmëria e erës e cila parashihet në momente të caktuara këto ditë në 7 qytetet kryesore si dhe në zonën e cila pritet të preket nga kjo stuhi, të radhitura nga më e lehta:
1. Gjilan: 60-70 km/h!
2. Prishtina: 60-70 km/h!
3. Prizren: 60-70 km/h!
4. Gjakovë: 60-70 km/h!
5. Ferizaj: 65-75 km/h!
6. Mitrovica: 70-80 km/h!
7. Peja: 100-110 km/h !!!
8. Istogu me rrethinë: 100-120 km/h.

Ndërsa edhe eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka konfirmuar se do të ketë rënie të temperaturave dhe se ditën e nesërme do të bie borë. Tahirsylaj po ashtu ka bërë të ditur se sonte do të ketë erë të fortë.

- Advertisement -

“Nesër në mëngjes pritet të ketë reshje bore, ndërsa sonte do të ketë erë të fuqishme”, tha Tahirsylaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit