Distrie Krasniqi tani ka fituar edhe finale e madhe të Grand Slamit të Budapestit, ku mposhti xhudisten argjentinase, Paula Pareto.
Krasniqi, garoi në kategorinë 48 kilogram, ku sot fitoi edhe medaljen e artë në këtë garë, shkruan IndeksOnline
Pas kësaj fitore të madhe, përmes një postimi në “Facebook” reagoi edhe trajneri i xhudos në Kosovë, Driton Kuka, ku tha se Distria po kthehet me medalje të artë në Kosovë.
“E arta e Disit po vjen në Kosovë! Finale e bukur e mjeshtërore kundër Kampiones Aktuale Olimpike Pareto Paula!1000 pikë Olimpike. Kosova mbi të gjitha”, shkaun Kuka.