2.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Kulla e Çun Mulës do të bëhet muze/ Shqiptarët në Amerikë mbledhin 280 mijë dollarë për rikonstruksionin e banesës

Rekomandime

Në fshatin Kushe të Hotit në Malësinë e Madhe gjendet kulla tre katëshe sot e braktisur. Kjo kullë mbi 2 shekullore identifikohet si kulla e Bajraktarit , ku ka jetuar Çun Mula pjestari i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Sot ajo është kthyer në një ngrehin.Por trashëgimtarët e fisit të Bajraktarit kanë ndërmarrë një iniciativë për rikonstruksionin e kullës si dhe kthimin e saj në muze historik e kulturor.

- Advertisement -

Në llogarinë e hapur në GofundMe janë mbledhur rreth 280 mijë dollarë të dërguar kryesisht nga shqiptarët që jetojnë në Amerikë. Për banorët ky është një lajm i mirë. Ata thonë i janë mirënjohës secilit që ka kontribuar në mbrojtjen e vlerave historike e kulturore. Mbi 1200 metra katror sipërfaqe ne tre kate, bashke me çatine do rikonstruktohen komplet. Gjithashtu, do rinovohet edhe oborri me parkingun dhe ndarjet ndihmese te saj.

Si delegat i Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit, Çun Mula kishte rrol të rëndësishëm në drejtimin e vullnetarëve të Lidhjes, të cilët luftuan kundër Malit të Zi në mbrojtje të Plavë e Gucisë në vitin 1879 dhe Hotit e Grudës, në vitin 1880.Rikonstruksioni i kullës bashkë me memorialin që ndodhet në qëndër të fshatit kushtuar masakrës së Hotit të vitit 1919 me 72 të vrarë nga ushtria serbo-malazeze pritet ta kthejnë zonën një atraksion për vizitorët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit