13.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kunati i Albulena Haxhiut: 6 ari tokë jam i gatshëm t’i shes për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë

Rekomandime

Dardan Krasniqi, kunati i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se i ka gjashtë ari tokë që ia ka lënë babai, por që është i gatshëm t’i shes për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë.

Janë vëllezër, por duket se qëndrimet politike nuk i kanë krejt të njëjta. Burri e kunati i ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiut, kanë dhënë deklarata të ndryshme për ish-krerët e UÇK’së që po gjykohen në Hagë, sidomos për Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

- Advertisement -

Dardan Krasniqi është vëllau i Alban Krasniqit, bashkëshortit të ministres së drejtësisë. Të dy aktivistë të partisë në pushtet, Vetëvendosjes. Madje, Albani në zgjedhjet e fundit ishte edhe kandidat për kryetar të Malishevës.

Si veteran i Iuftës së UÇK’së, Dardan Krasniqi në Kanal 10 ka bërë një deklaratë ‘të madhe’, në lidhe me ish-krerët e UÇK’së që ndodhen në Hagë.

Ai ka thënë se i ka gjashtë ari tokë që ia ka lënë babai, por që është i gatshëm t’i shes për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë.

- Advertisement -

“Unë 6 ari tokë i kam që m’i ka lënë baba edhe sot jam gjendje at pasuri që e kam me shit për këtë njerëz që mbrohen atje, për arsye që nuk ka vlerë më të çmueshme se këta me u mbrojt atje”, ka thënë Krasniqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit