11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kundërkandidati i parë i Anton Qunit për kryetar të LDK-së, kush është ai?

Rekomandime

Më 14 mars, LDK do të mbajë Kuvendin ku do të zgjidhet kryetari i ri dhe Kryesia e re.

Anton Quni ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar, ndërsa sot ai mësuar edhe kundërkandidatin e tij të parë. Fjala është për zyrtarin jo fort të njohur, Skender Gashi përcjell Kosova ime.

- Advertisement -

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë arsyeja pse ka shpallur kandidaturën është rënia ndërvite e LDK-së./kosovaime.tv

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar miq,dashamirë,votues dhe përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

- Advertisement -

-Nga sot do të shpallë kandidaturën time zyrtare për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Arsyeja e shpalljes së kandidaturës sime është se LDK viteve të fundit ka pësuar një rënie të madhe dhe ka humbur kredibilitetin dhe simpatinë nga votuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës të denjë dhe besnik që nga koha e Presidentit Historik Dr.Ibrahim Rugova,që nuk u larguan nga Fryma Rugoviane as në kohët më të vështira.

- Advertisement -

Në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës duhet të vijnë njerëz që kanë identitet, integritet, karakter të fortë, që punojnë për ruajtjen e integritetit të Kosovës, dhe zgjidhjen e çështjeve politike, ekonomike e sociale me të cilat po përballet Kosova tash e 20 vite.

Duke pare veten si një personalitet me identitet të pastër familjar e kombëtar,e shoh të arsyeshme që të jem në krye të LDK, dhe besoj që shpejtë LDK do ta kthejmë në vendin ku ka qenë si parti e parë në Kosovë.

Nëse unë vie në krye të LDK , LDK do të dalë në zgjedhje përsëri Partia e Parë ose e dytë.
Në zgjedhjet lokale që mbahen në të ardhmen do ta kthej LDK në rreth 22%.

Në zgjedhjet nacionale do ta kthej LDK në 27%. Këto janë objektivat e mia , që do ti arrij me punën,menaxhimin dhe bagazhin tim që nga vitet 92-93, ku jam i angazhuar në çështjen politike si brenda Kosovës dhe në diasporë.

Suksesin mund ta arrijmë me një ekipë të pastër,konkret dhe unifikues.

Unë jam në kontakt të përditshëm me të gjithë përkrahësit e LDK,në Kosovë dhe diasporë,kërkesat e tyre janë për ndryshime.

Kandidaturën nuk e ndiej si privilegj , por si obligim kombëtar që kemi ndaj proceseve aktule politike në Shtetin e Kosovës.

Me respekt,

I juaji – Skender Gashi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit