22 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Kur Albulena Haxhiu kritikonte Ahmetin: Mos ia shtrij dorën Thaçit, ai është kriminel

Rekomandime

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me anë të një letre zyrtare ka ftuar sot në takimin presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për të bashkërenduar qëndrimet për politikën e jashtme, para udhëtimit në konferencën për Siguri në Munih të Gjermanisë.

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka përkrahur ftesën e Kurtit për takim me Thaçin, pasi sipas saj mund të ketë mospajtime, mirëpo përballë Serbisë duhet të ketë një qëndrim.

Mirëpo, në vitin 2016, Haxhiu nuk mendonte njëjtë për Thaçin, të cilin e konsideronte si kriminel që nuk duhej zgjatur dorën, shkruan Reporteri.net.

Ish-kandidatja e PSD-së për deputete, Natyra Kuçi ka rikujtuar një status të Haxhiut, të bërë në vitin 2016, ku ajo kritikonte kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin për shkak se ia kishte zgjatur dorën Hashim Thaçit.

- Advertisement -

„Shpendi dukej në siklet në ato fotografi të asaj situate të mbrëmshme. Pra, nuk dukej aspak i kënaqur. Por, mendoj që është dashur ta gjejë forcën e të mos ia japë dorën Thaçit. Ajo përshëndetje e ndihmon Thaçin. Nuk është dashur assesi t’ia shtrijë dorën një krimineli. Thaçi është përgjegjësi kryesor për mjerimin ekonomik, politik e social në Kosovë. Është kriminel e tradhtar”, kishte shkruar atë kohë Haxhiu.


Atë kohë një ndeshje basketbolli kishte bërë bashkë si rrallë ndonjëherë të parin e Prishtinës, Shpend Ahmeti me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, të cilët edhe ia kishin zgjatur duart njëri-tjetrit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit