22.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Kur Chirac i kërkonte Millosheviqit ndaljen e vrasjeve dhe masakrave në Kosovë (VIDEO)

Rekomandime

Ish-presidenti i Francës, Jacques Chirac i cili ndërroi jetë sot në moshën 86 vjeçare i ka dhënë mbështetje Kosovës posaçërisht në vitin 1999.

Klan Kosova ju sjellë një fjalim të Chirac marrë nga arkiva e Associated Press ku ai jep arsyet e operacioneve ushtarake të NATO-s në Kosovë duke thënë se të gjitha rrugët e tjera ishin eksploruar para se të merrte vendimin për të përdorur forcën ushtarake.

- Advertisement -

Sjellja e qeverisë serbe është e papranueshme. Evropa nuk mund të qëndrojë në këmbë ndërsa ky njeri dhe qeveria e tij janë brenda kufijve të saj. Millosheviqi, për më shumë se dhjetë vjet ka kryer spastrim etnik sistematik, në Kroaci, Bosnje dhe Slloveni dhe tani në Kosovë . Ai ka urdhëruar vrasje dhe masakra dhe ka destabilizuar të gjithë rajonin”, transmeton Klan Kosova.

Si rezultat, më shumë se 200 mijë njerëz kanë vdekur dhe miliona njerëz u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre, familje janë ndarë dhe qindra fshatra janë shkatërruar. Kjo tashmë duhet të marrë fund. Ne kemi provuar gjithçka për t’i ndaluar këto mizori. Ka ardhur koha për të ndaluar vrasjet dhe për të hequr mjetet me të cilat kryen këto regjime”, thoshte ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit