-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Kur do të rikthehet moti i nxehtë në Kosovë?

Rekomandime

Turbullira nga Atlantiku, që sot pasdite filloi të depërtojë mbi rajonin tonë, solli mot më të freskët e vende-vende edhe shtrëngata me shi, që u shoqëruan edhe me breshër nëpër lokalitete.

Me kalimin e frontit të ftohtë mbi vend, nesër pritet të mbajë mot i freskët, kryesisht me vransira, me mundësi për riga lokale shiu, parashikon Prishtina Weather.

“Mirëpo nga fundjava, fusha të presionit të lartë nga anticikloni i Azoreve do të shtrihen mbi rajon, që do të kushtëzojnë mot më stabil me kthjellime, ndërsa nga Afrika veriore, sërish do të depërtojnë rryma të nxehta ajrore, ku do të rikthejnë motin e nxehtë në fillim të javës së ardhshme”, njofton PW.

- Advertisement -

“Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie, e nga fundjava sërish pritet të rriten mbi vlera mesatare”, bën të ditur shërbimi i meteorologjisë.

“Minimalet do të luhaten nga 12C deri në 15C, e maksimalet nesër do të zbresin deri në 24C, e nga fundjava sërish do të shënojnë rritje në 31C, e të hënën edhe deri në 33C”, njofton PW.

Sipas PW, “do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-5m/s. Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të lehtë mbi vlera normale”.

- Advertisement -

Parashikimi për datat 15-19 gusht:

15.08 – Më freskët, kryesisht me vransira. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Në mbrëmje priten kthjellime.

- Advertisement -

16.08 – Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

17.08-18.08 – Në fundjavë mot kryesisht me diell. Të dielën mot më i nxehtë.

19.08 – Nxehtë, kryesisht me diell.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit