22 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Kur Durmishi flamurin e Kosovës, e quante flamur të ‘pompës së benzinës’

Rekomandime

Sot është zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës në Republikën e Kosovës, por në vitin 2015, Hysen Durmishi nuk pranonte të vendoste flamurin e Kosovës në zyrën e tij në Komunën e Prishtinës, ku ishte drejtor i Infrastrukturës.

Në atë kohë, Durmishi kishte vendosur në zyrën e tij flamurin kombëtar, ndërsa flamurin e Kosovës e quante “flamur i Kosova-Petrolit”.

- Advertisement -

Ai e krahasonte flamurin e Kosovës me atë të një kompanie të derivateve, duke thënë se i ka “dy ngjyrat e Serbisë në të”.

“Ato simbole janë të papranueshme për mua, rrjedhimisht unë i përdori simbolet kombëtare. Nuk i njoh për simbole flamurin e Kosova Petrolit, me ato dy ngjyrat e Serbisë në to dhe asnjë ngjyrë të flamurit kombëtar në të”, kishte deklaruar Durmishi në vitin 2015.

Ai kishte deklaruar për Klan Kosova se deri në frymën e fundit do të angazhohej që flamuri kombëtar të jetë simbol i të gjithë shqiptarëve në të gjitha institucionet e saj.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit