2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Kur Gjykata të dënon me gjobë për posedim të paautorizuar dhe përdorim te armës, atëherë merr zemër sulmon edhe gazetar”

Rekomandime

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Vela, ka reaguar pas sulmit që i është bërë gazetarit të Indeksonline, Ensar Ramadanit nga ana e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, shkruan Indeksonline.

- Advertisement -

Ai ka thënë se pasi që gjykata e dënon me gjobë për posedim të armës athërë ai merr zemër të sulmon edhe gazetarë.

Ai ka pyetur se kur do të dënoj Gjykata personat në pushtet sipas ligjit.

“Kur Gjykata të dënon me gjobë për posedim të paautorizuar dhe përdorim te armës, atëherë merr zemër sulmon edhe gazetar. A do ta dënoj gjykata përsëri me dënim me gjobë apo më në fund do të merr guximin që ta dënoj sipas ligjit personat në pushtet? #ProntoShteti”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Ndryshe, Shala është bërë i famshëm në nëntor të vitit të kaluar kur u shfaq në një video teksa gjuante me armë zjarri nga oda e shefit të tij, Fatmir Limajt, në fshatin Banjë të Malishevës.

Gjersa gazetari ishte në detyrën e tij, me bexhin zyrtar të punës, Endrit Shala e ka goditur në fytyrë pa asnjë arsye.

- Advertisement -

Ramadani po përcillte nga afër në QKUK gjendjen e zyrtarit tjetër të Nismës, Luan Malokut.

Gazetari i është drejtuar menjëherë Stacionit më të afërt të Policisë ku e ka paraqitur rastin.

Po ashtu, gazetari posedon edhe incizimin ku është goditur paftyrësisht nga një person që e quan veten ministër. Po ashtu, sulmi është kapur edhe nga kamerat e QKUK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit