1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kur shpërthente Rugova, ‘largomani këtë ujë të dreqit’ – vodkën ruse

Rekomandime

Një situatë me dramacitet të paharrueshëm e krijuar gjatë një udhëtimi në SHBA nga udhëheqësi i paharruar i shqiptarëve, Dr.Ibrahim Rugova.

Një nga veprimtarët shqiptarë në SHBA, e ka kujtuar atë moment emocional, pas gati 30 vitesh të ndodhur gjatë një pritje që shqiptarët i bën në Nju Jork, arkitektit të Pavarësisë presidentit Ibrahim Rugova.

- Advertisement -

Është Musa Daka zyrtarë i LDK-së atje, që e përshkruan në detaje, takimin e degës së atjeshme me Rugovën.

“Ishte viti 93, ishim në restaurantin e Brunos në E 58 street, New York, Ny. Bruno me zemrën e madhe që ka, kishte përgatitur një pritje të ve[antë për të madhin Rugova. Ishte një takim me kryesinë e degës së LDK-ës, pasi u akomoduam, filloi biseda.

Presidenti me një ton të ngritur tha: “Largomna këtë ujë të dreqit prej tavoline!”. Ishte vodka! “Kemi pije ma të mira!”

- Advertisement -

Po kishte të drejtë sepse edhe ujin në gjuhen sllave, nuk duhet ta konsumojmë!

Ahhh, sa i madh Ishte Rugova.

- Advertisement -

Sa i lumtur jam, që isha ushtar i të madhit Rugova.

Kemi Guxuar atëherë, Guxojmë edhe tani!”, ka shkruar Daka, i cili jeton në Nju Jork.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit