-2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kur të gjithë duhet të rrinë brenda, qiradhënësi e ka dëbuar nga shtëpia një familje në Pejë

Rekomandime

Një familje tre anëtarëshe nga Peja është nxjerrë në rrugë nga qiradhënësi, pasi s`kishte patur mundësi ta paguaj qiranë.

Të njëjtit përmes një postimi në rrjetet sociale kanë kërkuar ndihmë për strehim.

- Advertisement -

Komuna e Pejës ka dal në vendin e ngjarjes për t`i dalë në ndihmë kësaj familje e cila kishte mbetur në rrugë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës së Pejës, Eglantin Zefaj.

Zefaj tha se është e vërtetë qe qiramarrësi i ka nxjerr jashtë për shkak se nuk është bërë pagesa mujore e qirasë.

- Advertisement -

Ai tha se Komuna ka marrë masa duke dërguar zyrtarët e komunës nga enti social në vendngjarje për regjistrim të rastit.

Ai ka thënë se familjes në fjalë do ti gjendet një strehim i përkohshëm.

- Advertisement -

“Për këtë situate qe jemi duhet patjetër zgjidhje për ta” shtoi Zefaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit