0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kurdët marrin përgjegjësinë për zjarret në Turqi

Rekomandime

MiIitantët ektremistë kurdë marrin përsipër autorësinë e zjarreve të mëdha pranë resorteve të famshme turistike të Turqisë, që prej një jave i kanë marrë jetën 8 personave.

Portali Nyçe Çivan i Partisë së Puntorëve të Kurdistanit e shpallur si organizatë terroriste nga autoritetet turke pranoi se shumë prej zjarreve në zonat turistike jugore janë vënë si hakmarrje ndaj atij që e konsiderojnë si regjim fashist të Erdoganit.

- Advertisement -

Ata akuzojnë presidentin turk se ka privuar kurdët autoktonë nga liritë dhe të drejtat e tyre dhe u ka pushtuar pronat, për t’ua dhënë njerëzve pranë tij për të ngritur resorte turistike luksoze.

Fundjavën e kaluar, presidenti turk hodhi dyshime të forta se pikërisht terroristët kurdë, siç i quan ai fshihen pas vatrave masive ndërsa paralajmëroi kundërpërgjigje të ashpër.

Autoritetet turke kanë shuar pjesën më të madhe të zjarreve dhe aktualisht mbeten aktive 7 nga 132 vatrat. Me disa vatra zjarri po përballet edhe Italia, ku pas Siçilisë, flakët kanë përfshirë edhe zonat turistike të Peskaras.

- Advertisement -

Krahas vatrave të zjarrit në Greqi, vendi po përjeton ditët më të nxehta të viteve të fundit.

Në Athinë, termometri arriti në 44 gradë celsius, ndërsa meteorologët thonë se do të ketë sërish rritje të temperaturave gjatë këtyre ditëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit