9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kurthi më i rrezikshëm i Beogradit për zhbërjen e shtetit/ Ja pse Kosova është me fat që i ka Kurtin e Osmanin

Rekomandime

Pas tri javësh bëhet një vit nga nënshkrimi i marrëveshjes së 4 shtatorit të vitit të kaluar, në zyrën ovale të presidentit amerikan, Donald Trump, në Uashington.

- Advertisement -

Po në të njëjtin vit u nënshkrua edhe një marrëveshje e Presidentit Donald Trump me talebanët. Kjo marrëveshje përkatësisht detyrimi për zbatimin e saj, po thuhet të jetë një nga shkaqet e largimit të SHBA-së nga Afganistani.

Në Kosovë, është ngritur një paralele lidhur me këtë marrëveshje dhe marrëveshjen e Uashingtonit, të cilën qeveria e Kosovës po refuzon ta zbatojë në tërësi.

Për profesorin Enver Bytyçi, marrëveshja e 4 shtatorit si projekt ishte shumë në favorin e Kosovës, sepse sipas saj, Serbia do të duhej të angazhohej për njohjen e shtetit të Kosovës në një periudhë kohore brenda një viti.

- Advertisement -

Ai thekson se nëse marrëveshja do nënshkruhej në variantin e fillimit, tani do të duhej të diskutoheshin modalitetet e fundit të një marrëveshjeje midis Kosovës e Serbisë.

“Por, ndodhi që Aleksandër Vuçiq ta kundërshtojë egër këtë angazhim dhe ajo marrëveshje natyrshëm do të kthehej në favor të Beogradit. Vetëm njohja e Kosovës nga Izraeli ishte dhe mbetet sukses i jashtëzakonshëm i marrëveshjes së Uashingtonit. Ndërkaq me atë marrëveshje nënshkruesi, Avdullah Hoti mori përsipër që t’i bashkohej iniciativës së minishengenit, sot Ballkani I Hapur. Madje zoti Hoti pati nis procedurat që të afrohej me këtë iniciativë në emër të asaj se “duhet mbajtur fjala që kemi dhënë”! D.m.th pa menduar se cilat janë qëllimet e Serbisë me Minishengenin ose vazhdimin e minishengenit me emrin Open Balkan”, u shpreh Bytyçi.

- Advertisement -

Por, sipas tij, Kosova së paku në këtë aspekt ishte me fat që riktheu në pushtet koalicionin midis Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

“Qeveria dhe institucionet e reja deri tani nuk kanë pranuar që ta zbatojnë këtë marrëveshje në pikën për minishengenin. Madje nuk e miratuan as në parlament marrëveshjen në fjalë, duke lënë të kuptohet se do të zbatohen ato pika dhe çështje që nuk vijnë në kundërshtim me interesat e shtetësisë së Kosovës. Ishte gabim i deputetëve që e sollën marrëveshjen për ratifikim në Kuvendin e Kosovës, sepse humbën pikë elektorale për këtë”, nënvizoi ai.

Bytyçi me këtë rast pyet se si mundet që parlamenti të votojë mbështetjen e minishengenit ose Open Balkanit, kur dihet se kjo iniciativë është instrument i realizimit të shkëmbimit të territoreve dhe shkërmoqjës së shtetësisë së Kosovës!

“Nuk asnjë prapavijë tjetër. Shkëmbimet e lira të mallrave, lëvizjen e lirë të njerëzve, tregtinë e lirë, mundësitë e punësimit, etj i rregullon edhe iniciativa e Procesit të Berlinit. Por, ajo iniciativë monitorohet nga BE dhe Gjermania. Rama dhe Vuqiç duan një iniciativë, të cilën e monitorojnë vetë me këshillat e rusëve ose agjentëve të Serbisë e Rusisë në Tiranë e në Prishtinë. Prandaj dhe vendimi I qeverisë dhe institucioneve të Kosovës për të mos e përkrahur iniciativën serbe Vuçiç-Rama është një vendim atdhetar dhe në funksion të forcimit të shtetit të Kosovës dhe strukturave të saj.

Nëse flasim për pasojat e iniciativës, atëherë po ju tregoj një të vërtetë, të cilën e kam bindje: Beogradi e ka nxit iniciativën e minishengenit për ta zhbërë shtetin e Kosovës. Si do të thoni ju?”, nënvizoi ai.

Bytyçi përmendi edhe disa forma me anë të të cilave, sipas tij lidershipi serb llogarit ta dëmtojë Kosovën.

“Së pari, nëse merr pjesë e bëhet anëtare e këtij klubi, me ndihmën e Edi Ramës do ta shantazhojnë Kosovën dhe lidershipin e saj që të pranojë përmbylljen e marrëveshjes Kosovë-Serbi sipas kushteve serbe. Ky është kurthi më i rrezikshëm.

Së dyti, nëse Kosova nuk merr pjesë, siç edhe po ndodh, atëherë koalicioni minishengist do të përpiqet ta akuzojë për “izolim”, “mungesë dëshire e vullneti për bashkëpunim”, e kështu me radhë. Në këtë rast Serbia fiton kapital politik në opinionin e jashtëm e të brendshëm. Beogradi beson se me këtë akt të Kosovës Serbia do të gjejë kanale politike për t’u shfajësuar dhe për t’u paraqit si “bashkëpunuese”, “tolerante” etj. Gjithçka e veshin me nevojat sociale e ekonomike të rajonit. Por asnjërit nuk I plas për këto çështje.

Së treti, minishengeni ose Open Balkani përdoret si instrument për përçarjen e shqiptarëve. Jo më kot e tërhoqën Zaevin në këtë iniciativë. Qëllimi ishte që të tërhiqnin Ali Ahmetin e Bujar Osmanin në anën e vet, d.m.th përkrah Ramës dhe Vuçiç. Dhe me tërheqjen e Zaevit ia arritën edhe kësaj. Nuk dihet çfarë do të bëjnë për ta përçarë edhe më tej faktorin shqiptar. Ka mundësi të fusin si kalë troje në Mal të Zi, Abazoviçin, Rama po e josh atë”, tha ai.

Sipas prof. Bytyçiq, gjithçka po shkon sipas skenarit serb të përçarjes së skenës politike të shqiptarëve në Ballkan.

“Për fat të mirë politika në Prishtinë është deri diku e bashkuar. Mesa shoh edhe PDK nuk po i përgjigjet ofertave të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç. është gjë e mirë. Por djajtë nuk tërhiqen. Ata kanë shumë më tepër energji sesa engjëjt. Prandaj duhet kujdes!”, përfundoi profesori.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit