1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Kurti arrin në Durrës: Grumbullimin dhe transportin e ndihmave më së miri e bëjnë ushtritë

Rekomandime

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, momente më parë ka arritë në qytetin e Durrësit në Shqipëri.

- Advertisement -

“Populli është ngritur në këmbë dhe ka dëshmuar se jemi një komb solidar”, kanë qenë fjalët e tij të para medieve, njofton Klan Kosova.

“I falënderoj të gjithë pjesëtarët e tri uniformave; blu, verdhë dhe bardhë për angazhimin e tyre të pakursyer”.

Kurti ka thënë se nuk ka shifër të saktë të qytetarëve të Shqipërisë që janë strehuar në Kosovë.

- Advertisement -

“Nuk kam shifër për këtë, por duhet ta mbështesim njëri-tjetrin. Këtu prinë populli dhe jo politika. Politika duhet ta ndihmojë popullin, fare t’i prijë atij, populli i hap vet dyert. Vullnetarizmi dhe solidariteti popullor ka nevojë për dy ushtritë, policitë dhe mjekët e dy vende tona që efikasiteti të jetë më i lartë. Edhe grumbullimi i ndihmave, transporti, ushtritë e bëjnë më së miri”.

“Populli po tregon solidaritet dhe do të duhej që Qeveritë ta organizojnë këtë gjë. Besoj se nuk duhet të bie përkushtimi sepse mund të duket se ka rënë rreziku. Që të mos kemi krizë humanitare duhet që institucionet në Kosovë dhe Shqipëri t’i ndihmojnë shqiptarët pa dallim dhe sa më shumë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit