1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Kurti: Asociaconi do ta minonte Kushtetutën e Kosovës

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe që po kërkohet nga Serbia do ta minonte Kushtetutën e Kosovës.

Kurti tha se Asociacioni që po e kërkon Serbia, pa e njohur fillimisht Kosovën, do të kërkonte të merreshin fuqi ekzekutive, qoftë nga Qeveria, qoftë nga komunat, gjë që do ta minonte Kushtetutën tonë

- Advertisement -

Sipas tij e njëjta vlen edhe për garancitë specifike për kishat dhe manastiret ortodokse.

Këtë deklaratë Kurti e bëri gjatë një adresimi të tij ndaj komunitetit të Harvardit, organizuar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Harvardit.

“Ne gjithashtu angazhohemi që të dëgjojmë kërkesat e të gjitha komuniteteve pakicë në vendin tonë dhe të peshojmë kërkesat politike bazuar në ndikimin e tyre te njerëzit e zakonshëm dhe në fund të fundit në bazën ligjore që i mbron ata. Një kërkesë e tillë është për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Asociacioni që po e kërkon Serbia, pa e njohur fillimisht Kosovën, do të kërkonte të merreshin fuqi ekzekutive, qoftë nga Qeveria, qoftë nga komunat, gjë që do ta minonte Kushtetutën tonë. E njëjta gjë vlen edhe për garancitë specifike për kishat dhe manastiret ortodokse të cilat gëzojnë zona të veçantë mbrojtëse nga dhjetëra deri në mijëra hektarë. Kësaj kërkesë do t’i duhej qeverisje nga një shtresë që nuk është e rregulluar ligjërisht për të ofruar gamën e gjerë të mbrojtjeve të cilat rendi i tanishëm veçse i ofron. Ky është një rast kur kërkesa për më shumë është në fakt një ofertë më pak”, ka deklaruar Kurti.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit