11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kurti bën thirrje për bashkim, ‘këtu jam unë dhe Memli Krasniqi’

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimore për masakrën në Studime, ku 23 vjet më parë u vranë 116 civilë shqiptarë.

- Advertisement -

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Kurti e përmendi edhe kryetarin e PDK’së, Memli Krasniqi, që ishte prezent po ashtu. Ndërsa tha se në momente si kjo na duhet të bëhemi bashkë, “prandaj këtu jam edhe unë, është edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi”.

Duke bërë thirrje për bashkim në momente të tilla, Kurti tha se prandaj aty ishin ai dhe kryetari i PDK-së, si dhe deputetë e asamblistë të të gjitha partive politike.

“Në momente si kjo na duhet të bëhemi bashkë, prandaj këtu jam edhe unë,  është edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, janë edhe deputetët e asamblistët e të gjitha partive politike dhe së bashku duke përkujtuar martirët e dëshmorët, të shtrëngojmë fort dhimbjen që ndjejmë e të zotohemi dhe angazhohemi që të bëjmë më të mirën për të ardhmen e vendit tonë, të fëmijëve tanë, të gjeneratave që do të vijnë”, tha Kurti.

- Advertisement -

Njëjtë si Kurti edhe kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, theksuan mungesën e drejtësisë për viktimat.

Kjo është ndër herat e rralla që kryeministri Kurti dhe kryetari i PDK’së shihen së bashku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit