8.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kurti bisedon dy orë me avokatët e Thaçit, Veselit, Selimit e të tjerëve

Rekomandime

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një bisedë dy orëshe me avokatët e ish-pjestarëve të UÇK-së të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale në Hagë.

Siç ka njoftuar ZKM-ja, ky takim është mbajtur për të diskutuar dhe adresuar kërkesat e bëra nga avokatët në adresë të Qeverisë së Kosovës.

- Advertisement -

“Takimi u mbajt si rezultat i nevojës për të diskutuar dhe adresuar kërkesat e bëra nga ekipet mbrojtëse: procesi i stërzgjatur i mbajtjes në paraburgim të të akuzuarve, mos-respektimi i praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mungesa e përkthimeve dhe, në veçanti, mosmarrja në konsideratë e okupimit dhe krimeve të Serbisë në Kosovë gjatë viteve të ’90-ta”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Kurti ka propozuar që takime të tilla të bëhen të rregullta.

“Të gjitha ekipet u shprehën tejet mirënjohëse për mundësinë e diskutimit direkt me Kryeministrin Kurti, dhe shprehën falënderim me faktin që Qeveria e Kosovës po tregon interesim dhe angazhim në lidhje me procesin para Dhomave të Specializuara”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Media të Kryeministrisë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit