7.7 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Kurti deklarohet për tërheqjen e parave nga Trusti: Nuk e zgjidhin problemin

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti është kundër tërheqjes së një pjese të parave nga Trusti duke thënë se kjo është vlerësuar edhe nga ekspertët e FMN-së dhe kjo nuk përbën një zgjidhje.

Ai ka thënë se edhe ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtarë kanë deklaruar se tërheqja e një përqindje nga Trusti kanë dhënë mendim të njëjtë.

- Advertisement -

“Kemi thënë edhe më herët edhe si opozitë në 2020, edhe 2021 në qeveri me Pakon e Ringjalljes Ekonomike e zbusim krizën, mirëpo nuk konsiderojmë që duke marrë nga pleqëria individuale e punëtorëve të tanishëm do të mund ta zgjedhim problemin. Edhe dy ekspertë të FMN-së e kanë dhënë vlerësimin se një zgjidhje e tillë nuk është zgjidhje”, ka deklaruar Kurti pasi bëri homazhe te busti i Zahir Pajazitit në Prishtinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit