10 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Mërgimtarët lënë veturat në kufi, ia mësyjnë Kosovës në këmbë

Rekomandime

Kolonat e gjata të automjeteve të bashkatdhetarëve që janë nisur për në Kosovë kanë arritur deri në 2 kilometra, në pikën kufitare në Merdare.

Për shkak të pritjeve të gjata, deri në gjashtë orë – dhe motit të ftohtë, disa prej tyre kanë parkuar veturat skaj rrugës dhe janë nisur drejt Kosovës në këmbë.

- Advertisement -

Një mërgimtar nga Kastrioti, i cili po vjen nga Hanoveri i Gjermanisë, tha se veturën e parkuar do të kthehet ta marrë nesër, ose pasnesër, por sonte dëshiron që të shkojë në shtëpinë e tij në Kosovë.

“Unë quhem Fadil Froniqi, nga ish-Obiliqi, Kastriot, jetoj në Hanover. Si të gjithë mërgimtarët që fillojnë me ardhë për festat e fundvitit, edhe na kemi ardhë. Më në fund kemi ardhë këtu. Kolonat janë shumë të mëdha, deri në pesë orë jemi duke prit. Ka shumë të tjerë që i kanë parkuar veturat dhe janë duke ardhë në këmbë me gra e fëmijë, se nuk kanë mundësi tjetër. Janë dy autobusa që e kanë bllokuar rrugën dhe një shleper dhe një aksident ka ndodhë më poshtë. Është kaos i madh. Po atje e lamë veturën, e parkuam në një pjesë të rrugës dhe morëm disa gjëra me vete, dokumentet dhe u nisëm me ardhë në këmbë. Janë edhe shumë njerëz të tjerë që po vijnë. Po, është afër 40 km, kemi zgjidhje, ka taksi, kemi familjarë që vijnë na marrin. Nesër, masnesër (do e marim veturën), nuk është me rëndësi ajo. Me rëndësi është me mbërri në shtëpi. Është gjendje kaotike”, tha ai për KlanKosovën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit