Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë ka bërë të ditur se asnjë qytetarë i vaksinuar nuk ka vdekur si pasojë e COVID-19.
Kurti me këtë rast kanë thënë se ka pasur qytetarë të vaksinuar që janë infektuar me virus por që e kanë kaluar shumë më lehtë atë.
“Po e ritheksoj, nuk kemi të vdekur nga variant Delta që paraprakisht janë vaksinuar. Nuk kemi të vdekur nga varianti Delta që paraprakisht janë vaksinuar. Ata që janë vaksinuar po ka raste të tilla që janë infektuar me verzionin Delta, mirëpo e kanë kaluar shumë më kollaj, e në shumicën e rasteve s’ka pas nevojë për kurfarë hospitalizimi të tyre”, ka thënë ai.
Kurti ka kërkuar nga qytetarët që të caktojnë termine e të vaksinohen, duke u shprehur se varianti Delta është i pandalshëm, raporton Gazeta Express.
“Ftojmë qytetarët të caktojnë termine për vaksinim dhe të vazhdojnë me procesin e vaksinimit sepse variant Delta është i pandalshëm. Në anën tjetër, përkundër asaj se vaksinimi po shkon mirë, e kemi të detyrueshme që të marrim masa të reja të cilat do ta ngadalësojnë ritmin e infeksioneve dhe në këtë mënyrë ta ruajm shëndetin publik. Distanca fizike, maskat e higjiena personale është e domosdoshme por detyrë mbi detyrat për te gjithë neve si qytetarë të përgjegjshëm për qytetarët e Kosovës është vaksinimi. Vaksina ka, mund të zgjidhet lloji i saj vetëm se duhet të merret”, ka shtuar ai.