8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kurti: Demaçi njëri ndër personat frymëzues për mua dhe LVV-në

Rekomandime

Kryetari i Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti e ka quajtur Adem Demaçin njërin ndër personat më frymëzues dhe formësues për të dhe LVV-në.

- Advertisement -

“Adem Demaçi i përjetoi tri Jugosllavitë dhe hyri tre herë në burg. 28 vjet gjithsej i kaloi si i burgosur politik. Kur e liruan në prill 1990, tha se po del nga burgu i vogël në burgun e madh. Vazhdoi veprimtarinë politike pa pushim e kursim për veten”, ka shkruar Kurti, duke e përkujtuar Demaçin në dyvjetorin e vdekjes së tij.

Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë, ndërsa më 26 korrik të vitit 2018 ndërroi jetë. Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera.

Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990 deri në vitin 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998-1999, kur mbaheshin takimet në Rambuje për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ishte njëkohësisht kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007).

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit