25.9 C
Pristina
Monday, April 15, 2024

Kurti dhe Vitia është dashur të ofrojnë dorëheqje në Kuvend

Rekomandime

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haki Demolli, ka kritikuar qeverinë Kurti për menaxhim jo të duhur të pandemisë.

- Advertisement -

Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai ka thënë se për shkak të numrit të madh të vde.kjeve nga koronavirusi, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është dashur të ofrojnë dorëheqje në Kuvendin e Kosovës.

“Nën menaxhimin e kësaj qeverie popullata e Kosovës ka përqindjen më të vogël të të vaksinuarve, madje edhe në krahasim me vendet e regjionit, siç janë Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina etj.

Gjatë periudhës maj-korrik 2021, kur në Kosovë si pasojë e ardhjes së njerëzve tanë nga diaspora, thuaja se u dyfishua popullata, kjo qeveri nuk ka ndërmarrë asnjë masë kundër Covidit, sepse nuk kishte bërë asnjë studim, analizë, hulumtim apo planifikim, duke vepruar si një diletante e vërtetë, thuaja se pandemia kishte pushuar së ekzistuari dhe pa pasur fare idenë se në fund të gushtit popullata që qeveriset prej saj do të goditet nga vala fatale dhe e furishme e variantit “Delta” të virusit Covid-19.

- Advertisement -

Në shënjestër të virusit Covid (versionit “Delta”) kryesisht ishin personat e pavaksinuar, konkretisht evidencat kanë treguar se 93 për qind e të infektuarve dhe 99 për qind e të vdekurve ishin nga radhët e personave të pavaksinuar”, ka thënë Demolli.

Sipas tij, Qeveria është dashur të iu kërkoj falje familjeve të vlktlmave.

- Advertisement -

“Pasur parasysh të gjitha faktet e larttheksuara, besoj se historia do ta gjykojë këtë qeveri dhe do ta shpallë fajtoren kryesore për numrin kaq të madh të kosovarëve të vdekur nga Covidi-19.

Sikurse vetëm pak të ndanin dhembjen me familjet e të vdek.urve dhe shqetësimet e popullatës në përgjithësi, si dhe të ishin koshientë për pasojat kaq të rënda, tanimë kryeministri dhe ministri i saj i Shëndetësisë është dashur t’i ofronin dorëheqje Kuvendit të Kosovës. Në mos jodorëheqje, atëherë të paktën kryeministri dhe ministri i Shëndetësisë është dashur t’i kërkonin publikisht një falje të sinqertë të gjitha familjeve të të vdek.urve nga Covidi-19”, është shprehur Demolli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit