0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“Kurti dhe Vuçiq duhet të gjejnë zgjidhje”, qytetari serb në veri: Boll më me Iuftëra

Rekomandime

Një qytetar serb në pikën kufitare në Jarinje është deklaruar në lidhje me vendimin e qeverisë për ndërrimin gradual të targave ilegale serbe në RKS.

Ndonëse tha se mund të vijë deri te përleshjet, ai tha se është “kundër dhunës dhe Iuftës”.

- Advertisement -

“Mund të vijë deri te përleshjet, por është diçka e padëshirueshme dhe nuk do të ishte mirë të ndodhte. Mjaft ka pasur luftëra, mjaft gjithçka. Mendoj se edhe të rinjtë mjaft kanë humbur jetë, dhe Iufta nuk është e nevojshme. Duhet të ketë njëfarë marrëveshje, se çfarë marrëveshje do të jetë ajo, ne njerëzit e thjeshtë nuk e dimë”, tha ai.

“Nuk është kjo vetëm tani, kemi jetuar ku kemi jetuar, dhe përnjëherë duhet të kalojmë në diçka… koha mund të bëjë diçka në këtë drejtim, por besoj se do të jetë e vështirë”, shtoi ky i moshuar serb.

Nga sot ka filluar zbatimi i vendimit të qeverisë së Kosovës, i cili parasheh një periudhë 21-ditore qortimi për shoferët që posedojnë ende targa KM dhe me akronime tjera të qyteteve të Kosovës e të prodhuara nga MPB-ja në Serbi.

- Advertisement -

Pas kësaj faze, do të hyjë në fuqi periudha e dytë, ajo e gjobitjes. Pas periudhës së gjobitjes, për dy muaj nga 21 janari 2023 do të ketë targa provuese ndërsa masa e fundit, ajo pas 21 prillit të vitit të ardhshëm thotë se të gjithë pronarët që nuk kanë të regjistruara veturat me targa RKS do të obligohen të veprojnë në këtë mënyrë.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit