4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Zyrtare: Nesër në orën 11:00 seanca, telashe me vota për Hotin?

Rekomandime

Kryesia e Kuvendit, e udhëhequr nga Vjosa Osmani, ka vendosur që nesër të mbahet seanca ku edhe pritet të votohet Qeveria “Hoti” e kryesuar nga LDK-ja.

- Advertisement -

Kryesia ka marrë vendimin që seanca të mbahet në orën 11:00.

Ndonëse janë mbledhur 61 nënshkrime për mbajtjen e kësaj seance, dje dhe sot janë shfaqur telashe me deputetët që kanë shprehur pakënaqësi për votën ndaj kësaj qeverie.

Deputeti i NISMA-s, Haxhi Shala, është shprehur kundër kësaj qeverie, derisa edhe në grupin 6+ ka pakënaqësi të mëdha.

- Advertisement -

Kurse, shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se i kanë rreth 65 vota për ta krijuar Qeverinë e re me kryeministër Avdullah Hotin.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka publikuar Aktgjykimin e plotë për dekretin e presidentit për mandatarin, që i dha dritën e gjelbër formimit të Qeverisë së re.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit