1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kurti drekon me ministrin grek në periferi të Prishtinës

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Ministrinë e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, një një restaurant në periferi të Prishtinës.

- Advertisement -

Për se Dendias do të darkonte me Kurtin, kishte njoftuar të shtunën mbrëma Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë në uebsajtin zyrtar.

Paraprakisht, ministri grek i jashtëm u takua me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ndërsa pritet që gjatë ditës të takohet edhe me kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla.

Presidentja Osmani në takimim me ministrin grek e vlerësoi angazhiminb proaktiv të Greqisë në rajon.

- Advertisement -

“Në këtë frymë, Presidentja Osmani, duke u thirrur në vlerat e përbashkëta euroatlantike, ka kërkuar që mbështetja greke për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike të vazhdojë. Ndër të tjera, Presidentja Osmani ka theksuar se integrimi i plotë ndërkombëtar i Kosovës, përfshirë Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Këshillin e Evropës, do t’i kontribuonte paqes së qëndrueshme në rajon”, është bërë e ditur në komunikatë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit