Kurti e kërkonte dikur për Ballkanin e Kosovën, evropianët tani e duan këtë plan për Ukrainën

0
76

Albin Kurti dikur kërkonte një mini-Plan Marshall për Kosovën e vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa sot evropianët po e duan këtë plan për Ukrainën.

Partitë Popullore Evropiane përmes një cicërime në twitter kanë kërkuar një plan të ngjashëm me Marshallin për të rindërtuar Ukrainën pas Iuftës.

“Ne duhet të krijojmë një plan të ngjashëm me Marshallin për të rindërtuar #Ukrainë pas Iuftës. Fondi duhet të jetë bujar dhe i financuar nga BE, Shtetet Anëtare, kontributet e donatorëve dhe kompensimi i #Rusisë për dëmet e Iuftës”, thuhet në reagimin e tyre.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti në vitin 2020, në një intervistë për gazetën gjermane, Süddeutsche Zeitung pati kërkuar një mini-Plan Marshall për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne kemi nevojë për një mini-Plan Marshal për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kemi nevojë për shkolla të mira, spitale, një lidhje të mirë mes arsimit dhe tregut të punës, për t’i dalë ballë një vale të re emigrimi, që është më e madhe se gjatë pushtimit serb”, pati thënë Kurti.