5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Kurti e njofton ambasadorin zviceran se prioritet e ka luftimin e korrupsionit

Rekomandime

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin zviceran, Jean-Hubert Lebet.

- Advertisement -

Përmes një kumtese për media VV bën të ditur se Jean Hubert Lebet, e uroi Kurtin për rezultatin zgjedhor dhe për fushatën që adresoi me sukses shqetësimet e qytetarëve.

“Kryetari Kurti e njoftoi se prioritet i qeverisë së re do të jetë shtetndërtimi demokratik me sundim të ligjit e luftim të korrupsionit, zhvillimi ekonomik për punësim dhe ndryshimet aq të nevojshme në shëndetësi, arsim, e kujdes për ata që kanë më së shumti nevojë”, thuhet në kumtesën e VV-së.

Në mbyllje të takimit, thuhet në njoftim, u shpreh interesimi për kontakte dhe takime bashkëpunuese në të ardhmen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit