7.2 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Kurti e Osmani takime e fotografi me Clintonët, Gore, Kerryn e Engel

Rekomandime

Qeveria e Kosovës ka publikuar disa foto nga takimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani me zyrtarë të lartë amerikanë në funeralin e Madeliene Albright.

- Advertisement -

Qeveria në komunikatën e saj i ka shtuar edhe fotot e takimeve.

“Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright. Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, bashkë me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, morën pjesë sot në ceremoninë e varrimit të ish-Sekretares së Shtetit të SHBA-së, znj. Madeleine Albright, në ambientin historik të Katedrales Kombëtare në Washington”, thuhet në njoftim.

“Në kuadër të ceremonisë, Kryeministri dhe Presidentja patën rast të takoheshin me Sekretarin e Shtetit, z. Antony Blinken, ish-Presidentin e SHBA-së, z.Bill Clinton dhe bashkëshorten e tij, ish-Sekretaren e Shtetit, znj. Hilary Clinton, ish-Zëvëndëspresidentin e SHBA-së, z. Albert Gore, ish-Sekretarët e Shtetit, znj. Condoleezza Rice dhe z. John Kerry, ish-kongresistin z. Eliot Engel”, thuhet tutje në njoftim.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit