Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin.
Në njoftimin për media thuhet se në takim u fol për situatën politike dhe ekonomike në vend, e në veçanti për përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 që ka prekur tashmë themelet e sistemit tonë shëndetësor.
Renditja e Kosovës në vendin e parë në botë me më së shumti vdekje nga COVID-19 për 1 milion banorë është tashmë një alarm shtesë, edhe ndërkombëtar, u theksua gjatë takimit.
Kurti theksoi nevojën e menaxhimit të mirë e profesional si dhe të vendimeve të guximshme për daljen nga kjo krizë e shumëfishtë që ka pllakosur Kosovën.
Gjendja e shëndetit publik dhe problemet e institucioneve shëndetësore nuk bën të politizohen, por zgjidhja është politike dhe institucionale, me ç’rast legjitimiteti e besueshmëria shkojnë bashkë”, thuhet në njoftim.