3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Tërheqja e 10% nga trusti, do përfitojnë vetëm ata që kanë shuma të mëdha të parave në llogari

Rekomandime

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike COVID-19, i cili do të mundësojë ndryshimin e disa ligjeve.Ky projektligj do t’iu mundësojë qytetarëve kontributpagues të tërheqin 10 për qind të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

- Advertisement -

Me ndryshimet që do t’i bëhen Ligjit për Fondin Pensional, Fondi autorizohet që brenda 4 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligjit t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës që të tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale.

Por, kjo nismë nga Qeveria Hoti është kritikuar nga shumë njohës të çështjeve ekonomike në Kosovë.
Madje, për Metro një burim diplomatik amerikan në Prishtinë e ka quajtur të tmerrshme këtë nismë të Qeverisë së Kosovës me fondin e pensioneve.
Në kushte anonimiteti, ky burim diplomatik ka thënë se shumica e kosovarëve kanë llogari të vogla dhe se nga kjo do të përfitojnë vetëm disa persona që posedojnë llogari të mëdha, duke u kuptuar ata që mbajnë para të gatshme mijëra euro në llogaritë e tyre.

Ai ka thënë fondi prej 200 milionëve sa do të merret për këtë çështje, do të vështirëson shumë punën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe sipas tij do jetë një veprim shumë i ndërlikuar.

- Advertisement -

“Situata me fondin e pensioneve është e tmerrshme. Shumica e njerëzve kanë llogari të vogla kështu që të vetmit që do të përfitojnë nga tërheqja prej 10 për qind janë mbajtësit e llogarive të mëdha. Ndërsa tharja e prej 200 milionë eurosh nga fondi do t’i vështirësoj FKPK’s që të blejë borxhin e qeverisë – ata janë blerësi kryesor i borxhit të ri qe një kohë tani. Rezultati do të jetë që kamatat e interesit do të jenë më të larta për qeverinë. Ky është një tregim i ndërlikuar por edhe tragjik”, tha ky burim në kushte anonimiteti.

Kujtojmë se të gjithë të punësuarit (e regjistruar) në Kosovë paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre, përkatësisht 5 për qind paguan punëdhënësi, kurse 5 për qind paguhen nga paga e të punësuarit.

- Advertisement -

Deri më tani, dy miliardë euro ka arritur vlera e mjeteve të rreth 700 mijë kontribut paguesve në Kosovë, që i menaxhon Fondi i Kursimeve Pensionale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit