1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kurti e Vuçiq nesër në Berlin, Petritsch: Scholz dëshiron të parandalojë frontet e reja

Rekomandime

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, do t’i presë nesër (4 maj) në Berlin, në takime të ndara, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic.

Lidhur me këtë ftesë të Scholz për dy liderët nga Ballkani Perëndimor, ka folur ish-emisari i BE-së për Kosovën, Wolfgang Petritsch.

- Advertisement -

Petritsch ka thënë se me këtë takim, Scholz do të synojë të kontribuojë në zgjidhjen e çështjes kyçe të pazgjidhur në Ballkanin Perëndimor, e që është problemi mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai thotë se Berlini zyrtar synon parandalimin e hapjes së fronteve të reja nga lufta që Rusia ka nisur në Ukrainë, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Të mërkurën në Berlin me ftesë të Scholz do të qëndrojë edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, i cili pas takimit që do të ketë me kancelarin gjerman, në mbrëmje do të ketë një takim informal me Kurtin dhe Vuçiqin.

- Advertisement -

Nga BE kanë thënë se ky takim i Lajçak synon nxitjen e progresit në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit