12.7 C
Pristina
Monday, April 15, 2024

​Kurtit i kërkohet të ndaj një milion euro edhe për Sanxhakun e Novi Pazarit

Rekomandime

Shoqata “Kosova për Sanxhakun”, në një letër publike drejtuar kryeministrit Albin Kurti ka vlerësuar lart vullnetin e Qeverisë së Kosovës që nga buxheti t’i ndahen 2 milionë euro Luginës së Preshevës, por ka kërkuar që në kuadër të planifikimit buxhetor për vitin 2022, ta parasheh një mbështetje për Sanxhakun e Novi Pazarit në shumën prej një milion euro.

- Advertisement -

Sipas kësaj shoqate, arsyet për ta përkrahur Sanxhakun janë të shumta.

“Kosova dhe Sanxhaku kanë fatin e njëjtë, lidhje të forta gjaku të cilat janë ruajtur gjatë gjithë së kaluarës së hidhur. Lidhjet farefisnore na detyrojnë të jem krah asaj popullate të vuajtur të lënë pas dore, e që ekzistencën e vet e mbështet në remitenca nga të punësuarit sezonal në Evropën perëndimore, ndërsa ekzistenca e subjektivitetit politik të këtij rajoni i ka shpresat te Republika e Kosovës. Përveç anës humane, Kosova ka interes strategjik që ta mbështes Sanxhakun në këto kohë kur po përballet me negociata të vështira e delikate me Serbinë”, thuhet në letrën publike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit