Kurti: Është gabim i madh që disa shtete myslimane nuk na njohin

0
87

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është gabim i madh që disa nga shtetet myslimane nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës.

Sipas Kurtit, kjo ka ardhur për shkak të keqinformimit që e kanë marrë nga Serbia ose lidhjeve që kanë me Rusinë.

Në një intervistë me “Arab News”, kryeministri Kurti u bëri thirrje këtyre shteteve që ta njohin Pavarësinë e Kosovës.

Ne mendojmë se është gabim i madh që disa nga shtetet me popullsi me shumicë myslimane nuk po e njohin Kosovën.

Mendoj se janë keqinformuar nga Serbia. Dhe disa prej tyre e bëjnë këtë sepse mbajnë disa lidhje të ngushta me Federatën Ruse.

Megjithatë, unë do t’i bëj thirrje të gjitha vendeve të botës, për hir të paqes afatgjatë, sigurisë së qëndrueshme dhe njohjes së të drejtave të njerëzve për liri dhe vetëvendosje, të njohin Pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Kurti.

I pari i ekzekutivit thotë se “shtetet që s’e njohin Kosovën, në një farë mënyre, me ose pa qëllim, bien pre e mbështetjes së Serbisë që nga koha e milicëve që kryen gjenocid në Kosovë”.

Vetëm pak më shumë se gjysma e anëtarëve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamit e njohin Kosovën si shtet, që është vend me shumicë myslimane.

Nga vendet e fuqishme rajonale të Gjirit që kanë njohur Kosovën janë Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat janë të moderuara sa i përket religjionit.