-0.5 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Kurti është me fat që s’e ka ‘Kurtin’ në opozitë, por Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikun”

Rekomandime

Analisti politik, Fitim Salihu ka komentuar takimin e sotëm mes të kryeministrit Kurti dhe dy liderëve të opozitës, Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku.

- Advertisement -

Në një postim në Facebook, Salihu ka thënë se kryeministri është me fat që e ka në opozitë Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikun, dhe jo Albin Kurtin.

Ai ka nënvizuar faktin se PDK dhe LDK e përkrahën aksionin në veri dhe nuk e interpretuan si potez elektoral, dhe as nuk kritikuan për dështim në largimin e barrikadave, ashtu siç bënte VV më 2011.

Postim i plotë:

- Advertisement -

Albin Kurti është me fat që nuk e ka në opozitë Albin Kurtin, por Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun. Dy liderët opozitarë sot pranuan ftesën e Kurtit për takim. Po ashtu, PDK-ja e LDK-ja, duke e prioritizuar interesin shtetëror dhe sigurinë nacionale, e përkrahën aksionin policor në veri. As e interpretuan si potez elektoral, as e njollosën si protagonizëm personal dhe as e kritikuan për dështim në largimin e barrikadave, siç bënte VV-ja më 2011 – hiç më larg se tri ditë pas aksionit të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit