8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Kurti: Flamurin dhe himnin e Kosovës do t’i respektoj edhe si kryeministër

Rekomandime

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas një tubimi me bashkatdhetarë në Berlin të Gjermanisë ka folur për simbolet shtetërore të cilat është shprehur se i respekton.

- Advertisement -

“Nëse në Ballkan jemi të ndarë nëpër shtete. Mërgata jonë është e bashkuar dhe ne këtë edhe e duam dhe e respektojmë. Himni tjetër është pa tekst s’e këndon dot. Mendoj që mirë është kështu siç është në këtë organizmin”, është shprehur Kurti duke folur për antonimin e vetëm himnit kombëtar.

“I respektoj simbolet e institucionet në Kosovë dhe flamurin e himnin e Kosovës do t’i respektoj nesër-pasnesër si kryeministër”, ka thënë Kurti në intervistën e dhënë për Deutsche Welle.

Kurse nëse si Kryeministër i Kosovës do të punonte për bashkimin kombëtar të trojeve shqiptare ai ka thënë se është përgjigjur disa herë, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -

“Ata që na duam i përmendin gjërat që janë jetike për Republikën e Kosovë, ndërsa ata që duan t’i frikësojnë të tjerët me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje i përdorin flamujt, thonë se VV është për “Shqipërinë e Madhe”. Ndërsa “Shqipëria e Madhe është nocion i shpikur nga ata që synuan ta krijojnë “Serbinë e Madhe””.

“Ka ardhur koha që VV mos të përjashtohet me parulla koti. Bashkimin kombëtar nuk e do LVV e duan të gjithë shqiptarët”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit