0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kurti flet në telefon me presidentin francez, Emmanuel Macron

Rekomandime

Mbrëmë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kreu një bisedë telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Më së pari, Kurti e falënderoi Presidentin dhe qeverinë franceze për mbështetjen që i kanë dhënë Franca dhe Bashkimi Evropian Kosovës në luftën kundër COVID-19. Ndihma evropiane e caktuar për Kosovën filloi me 5 millionë euro dhe do të ka kap vlerën e përgjithshme prej 68 milionë eurosh.

- Advertisement -

Kurti e informoi presidentin Macron për masat e marra prej Qeverisë dhe rezultatet. Beteja kundër virusit COVID-19 mbetet prioritet i drejtpërdrejtë i Qeverisë në detyrë.

Kurti e falënderoi gjithashtu presidentin Macron për deklaratën e përbashkët franko-gjermane në lidhje me mocionin e mosbesimit në kushtet e tanishme.

Kurti nënvizoi se zbrazëtira e krijuar nga ky mocion nuk mund të mbushet, as kriza politike nuk mund të tejkalohet, veçse nëpërmjet zgjedhjeve të reja, e vetmja mënyrë legjitime dhe legale për vënien në jetë të një qeverie të re.

- Advertisement -

Çdo përpjekje tjetër për të prodhuar ndryshe ndonjë qeveri në gjendjen aktuale të gjërave do të kalojë përmes udhëve antikushtetuese. Zgjedhjet e reja politike janë të mundshme vetëm pas zgjidhjes së krizës shëndetësore.

Nga ana e tij, Presidenti francez shprehu aprovimin për trajtimin e krizës shëndetësore prej qeverisë kosovare.

- Advertisement -

Më pas, Presidenti francez dhe Kryeministri folën për dialogun dhe angazhimin përkatës për një përgatitje të vërtetë dhe për një pjesëmarrje të vërtetë të palëve në këtë dialog.

Në këtë perspektivë, presidenti Macron shprehu mbështetjen e tij për rifillimin e qarkullimit të mallrave mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai premtoi rritjen e rolit të Francës dhe të atij vetë në lehtësimin e dialogut. Ky do të jetë, sipas tij, edhe synimi i samitit të Parisit për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, samit i organizuar nën drejtimin e Francës dhe Gjermanisë, me Bashkimin Evropian, sapo të krijohen kushtet e duhura.

Kryeministri në detyrë Kurti premtoi, nga njëra anë, se Evropa nuk do të ketë kurrë surpriza, ngaqë qeveria e tij sheh në zbatimin e reciprocitetit zbatimin efektiv edhe të asaj çka përmbahet në marrëveshjet e Brukselit, dhe gjithashtu realizimin e premtimeve të bëra para zgjedhësve. Nga ana tjetër, ai nënvizoi faktin se efektiviteti i dialogut varet nga pjesëmarrja e Evropës.

Evropa nuk mund të zëvendësohet nga ndonjë kontinent tjetër, dhe as Franca nga ndonjë shtet tjetër. Evropa është edhe mjedisi edhe perspektiva e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit