11 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Kurti: Grave lehona që janë papunë, për gjashtë muaj u ndihmojmë me nga 250 euro

Rekomandime

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se në qeverisjen e tij, ndihmë do t’i ofrohet edhe grave shtatzëna por që janë pa ndonjë vend pune.

- Advertisement -

Kurti për këtë çështje ka deklaruar se për gjashtë muaj kësaj kategorie do t’u ofrohet ndihmë në vlerën e 250 eurove.

Këto deklarata, Kurt i ka dhënë gjatë prezantimit të programit të LVV-së si dhe prezantimit të deputetëve për zgjedhjet e 14 shkurtit nga kjo parti.

Kurti ka thënë se në planin për pandeminë të LVV-së është që të vaksinohen së paku 60 për qind të popullatës.

- Advertisement -

“Masat e veprimit do të jenë, vaksinimi i së paku 60 për qind të popullatës, sigurimi i materialit mbrojtës, barnave e testeve, trajnimi i vazhdueshëm dhe rritja e kapaciteteve. Rritja e kapaciteteve në kujdesin parësor shëndetësor. Do të fillojmë bisedime me vendet e rajonit, me theks të veçantë Shqipërinë, për përballjen e përbashkët me pandeminë COVID-19. Do të përgatitemi e të aplikojmë për anëtarësim në OBSH”, ka thënë Kurti gjatë prezantimit të programit të VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ndërkohë, ka thënë se do të punojë që edhe ekonomia të dalë nga pandemia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit