11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kurti: Greqia lidere rajonale, ta njohë Kosovën e t’na ndihmojë për njohje tjera

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se tani është koha e duhur që Greqia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik që po mbahet në Delphi të Greqisë të premten, Kurti tha se njohja e Greqisë do mund t’i sillte Kosovës edhe njohje të reja nga vendet e tjera.

- Advertisement -

“Ne kemi komunikim dhe bashkëpunim të mirë me Greqinë, mes njerëzve të Kosovës dhe Greqisë, mes të dyja qeverive. Është vetëm një urë që duhet ta kalojmë. Është koha e duhur që Greqia ta njohë Kosovën. Para kësaj dhe veçanërisht pas njohjes, ne mund të rrisim bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimin tregtar. Mendoj se Greqia është lidere regjionale dhe mund ta ndihmojë Kosovë të marrë njohje të reja”, ka thënë Kurti.

Kurti u pyet edhe për vonesën e liberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian për qytetarët e Kosovës.

“Njerëzit janë të frustruar nga vonesa, edhe unë vetë kam qenë kritik, por ne nuk kemi alternativë tjetër. Qasja jonë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian”.

- Advertisement -

Si synim tjetër i Qeverisë të udhëhequr prej tij, Kurti ka thënë që është edhe anëtarësimi në NATO.

“Shpresojmë se mund të kontribuojmë në sigurinë e kontinentit duke u bërë anëtar të NATO-s”, ka deklaruar Kurti, i cili edhe një herë dënoi veprimet e Rusisë mbi Ukrainën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit