8.9 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

31,223 vizitorë nëpër hotelet kosovare vetëm gjatë janarit

Rekomandime

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e hotelerisë në Kosovë për muajin janar 2022, ku pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

ASK nëpërmjet një komunikate thekson se sipas të dhënave të dala nga kjo anketë, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishin 31 223, prej tyre 46.77% ishin vendorë dhe 53.23% të huaj.

- Advertisement -

Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 54 627, prej tyre 45.70% nga vendorët dhe 54.30% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës, me 10 351 vizitorë dhe 19 106 net-qëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë, e kështu me radhë.

- Advertisement -

Ndërsa sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra, etj”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit