10.9 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Imami nga Peja i reagon Shefqet Krasniqit: Me çdo kusht po mundohesh ta shkatërrosh familjen shqiptare

Rekomandime

Imami nga Peja, Zuhdi Hajzeri i ka reaguar Shefqet Krasniqit, duke thënë se po mundohet me çdo kusht që ta shkatërrojë familjet shqiptare.

Me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook, imami nga Peja i ka quajtur “budallaqe” deklaratat lidhur me martesën e burri me një grua të dyte, për të cilat shton se këto janë me agjenda të caktuara.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Për disa që me çdo kusht janë duke u munduar ti prishin e ti shkatërrojnë familjet shqiptare , martesa me grua te dyte, mos me pyet te paren e budallaqe tjera me agjenda te caktuara.

Shejh Ramadan Abdel Razek, një nga dijetarët e Al-Azhar Al-Sharif, shpjegoi se gruaja e dytë quhet “ضرة” “Dëmtim” për shkak të dëmtimit psikologjik që i bie për bashkëshorten e parë dhe duke iu referuar Sunetit të Dërguari te Zotit – paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të – kur një grua i tha: O i Dërguar i Zotit, unë e urrej mosbesimin pas besimit dhe nuk mund ta duroj këtë bashkëshort, prandaj ai i tha: Ktheji atij kopshtin (pasi ajo kishte marr si dhuratë martese një Kopsht) dhe le të të shkurorëzojë”, duke vënë në dukje se nga këtu gruas i lejohet ky shkurorëzim dhe nëse ajo e kërkon atë ajo nuk bën mëkat sepse është në gjendje të për të, dhe në përputhje me rrethanat lejohet për një grua sipas Sheriatit nëse nuk pranon psikologjikisht martesën e dytë te burrit të saj atëherë të kërkojë divorc, dhe kjo është e drejta e saj dhe ajo nuk bën mëkat.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit