10.1 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Trajneri i Zvicrës: “Kundër Spanjës si kundër Francës”

Rekomandime

Vladimir Petkovic kërkon që të tijtë të bëhen gati dhe për 90 minuta të luajnë kundër Spanjës siç luajtën për 120 minuta kundër Francës.

- Advertisement -

Zvicra e shqiptarëve ishte duke humbur 3-1 pas minutës së 80’, por dy gola të shpejtë i shënuan në fund të ndeshjes për ta quar atë në vazhdime dhe në penallti.

Në penallti, që shihen si lotari për secilën skuadrën, triumfoi Zvicra e shqiptarëve me Granit Xhakën që motivoi skuadrën gjatë gjithë kohës si një kapiten i vërtetë.

Zvicra luajti si ekip për ta eliminuar favoritin numër një, Francën dhe për ta befasuar edhe Spanjën, trajneri Vladimir Petkovic thotë se duhet të veprojnë ngjashëm.

- Advertisement -

“Ndeshja ndaj Francës ishte shumë emocionale për ne”, tha ai.

“Lojtarët dhanë 120% nga vetja, ishte ndoshta ndeshja më e mirë e skuadrës time ndonjëherë”, tha Petkovic.

- Advertisement -

“Neve do të na duhet një paraqitje e njëjtë ndaj Spanjës në çerekfinale”, përfundoi Vladimir Petkovic.

Spanja dhe Zvicra do të përballen të premten nga ora 18:00.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit