8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kurti: Serbia duhet të kërkojë falje dhe të distancohet nga Serbia e Millosheviqit, vetëm pastaj mund të fillojë pajtimi

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi dy ish-shefa të shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë u dënuan me nga 12 vjet burgim për udhëheqjen e grupeve paraushtarake gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990.

- Advertisement -

Kurti përmes një cicërime në Twiter ka thënë se të njëjtit persona, struktura e të cilëve pas Bosnjës kryen gjencid edhe në Kosovë.

“Dy figura famëkeqe të regjimit të Millosheviçit, Jovica Stanisiç & Franko Simatoviç, u dënuan me 12 vjet burg secili për ndihmën dhe mbështetjen e krlmeve të kryera nga një njësi speciale e Shërbimit të Sigurimit të Shtetit Serb, Beretat e Kuqe, gjatë luftës në Bosnje në 1992.

Këta janë të njëjtët persona, strukturat e të cilëve pas Bosnjës kryen gjencid në Kosovë”, shkroi Kurti.

- Advertisement -

Ai tha se Serbia duhet të pranojë të vërtetën dhe të kërkojë falje, e që sipas tij, vetëm atëherë mund të fillojë pajtimi i dy vendeve.

“Serbia sot duhet të përballet me të kaluarën e saj, të pranojë të vërtetën, të kërkojë falje & të distancohet nga Serbia e Millosheviçit. Vetëm atëherë mund të fillojë pajtimi”.

- Advertisement -

Kujtojmë se të dy të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm për krlme kundër njerëzimit, të tilla si: përndjekjet, vr.asjet, dëbimet dhe transferimet me forcë.

Ndërsa të dy kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, i cili njihet si kasapi i Ballkanit.

Millosheviq është gjykuar po ashtu në Hagë, por ka vdekur përpara se t’i shqiptohej dënimi, në vitin 2006.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit