0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kurti: Humbje shumë e madhe, në kohë të vështirë e të pazakonshme, vdekja e gruas në javën e 28-të të shtatzënisë

Rekomandime

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime në drejtim të familjes së gruas shtatzënë e cila ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve nga COVID-19.

- Advertisement -

Kurti tha se V.P, nënë e një vajze dhe një djali ishte në pritje të fëmijës së saj të tretë, por fatkeqësisht ajo nuk pati rastin që ta përqafojë foshnjën e saj as edhe një herë të vetme.

I pari i qeverisë së Kosovës tha se edhe pse shumë prej nesh nuk e njohëm bashkëqytetaren, ky rast sot na pikëlloi tej mase.

Kurti drejtoi një lutje për qytetarët që t’u përmbahen masave dhe rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKShPK-së, në mënyrë që ta ruajmë njëri-tjetrin.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Në vend se të vijë në jetë edhe një, u shuan dy

- Advertisement -

V.P., nënë e një vajze dhe një djali, ishte në pritje të fëmijës së saj të tretë. Ajo ishte në javën e 28 të shtatzënisë. Por, fatkeqësisht, ajo nuk pati rastin që ta përqafojë foshnjën e saj as edhe njëherë të vetme. Edhe pse shumë prej nesh nuk e njohëm bashkëqytetaren tonë, ky rast sot na pikëlloi tej mase. Jam njoftuar që gjendja e saj ka qenë e rënduar prej kur është pranuar në Klinikën Infektive në Prishtinë me 15 prill. Përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor dhe kujdesit ndaj tyre, nëna dhe fëmija ndërruan jetë.

Bashkëshortit, fëmijëve dhe mbarë familjes të së ndjerës u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Një humbje shumë e madhe, në një kohë të vështirë e të pazakonshme. Prandaj, ju lutem përmbajuni masave dhe rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ashtu që ta ruajmë veten dhe njëri-tjetrin. Secila jetë është e pazëvendësueshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit