8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kurti: I kemi blerë vaksinat Pfizer, do të synojmë të vaksinojmë 60 për qind të qytetarëve

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fund të mbledhjes së qeverisë së Kosovës ka bërë të ditur se janë përmbyllur negociatat për blerjen e vaksinave nga prodhuesi Pfizer.

- Advertisement -

Megjithatë ai nuk e ka bërë të ditur numrin e dozave të vaksinës që do të blihen.

“E kemi një lajm të mirë, se porsa janë përmbyllur në mënyrë të suksesshme negociatat për ardhjen e vaksinave në Kosovë me ç’rast i kemi blerë vaksinat nga prodhuesi Pfiizer dhe duke iu falënderuar kësaj ne do të mund të bëjmë vaksinimin edhe përtej grupeve me prioritet dhe të shkojmë drejt qëllimit tonë për vaksinimin e 60 për qind të qytetarëve tonë. “, tha Kurti.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, është miratuar me shumicë votash masat e reja Covid.

- Advertisement -

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë në mbledhjen e qeverisë se do të lejohet edhe lëvizja e qytetarëve pa maska kur janë vetëm dhe në ambiente të jashtme.

“Sipas raportit të IKSHPK-së situatat epidemiologjike në Kosovë paraqitet e qëndrueshme me vazhdimin e uljes së rasteve pozitive, duke shënuar rënie. Qeveria cakton masa më të lehtësuara. Masat kryesore do të jenë si në vijim: Kufizimi i qarkullimit do të hiqet, megjithatë nga ora 00:00 deri në ora 05:00 nuk lejohet grumbullimi i personave në hapësira të brendshme dhe të jashtme. Zgjatja e orarit të punës së gastronomisë do të jetë deri në orën 23:00. Lejimin e lëvizjes pa maska të qytetarëve gjatë ecjes kur ata janë vet dhe në ambientet e jashtme”, tha Vitia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit