4.9 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

Kurti i përgjigjet Vuçiqit: Vrejta shumë inat dhe vrer, s’e di për çfarë masash po flet

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media është pyetur dhe ka folur ndër tjerash edhe për reagimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq lidhur me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë për çështjen e targave.

- Advertisement -

Kurti tha se nuk e ka ndjekur plotësisht deklaratën e Vuçiqit, por tha se ka vërejtur inat dhe vrer që nuk e ndal eskalimin e situatës.

“Nuk e kam ndjekur të plotë deklarimin e presidentit të Serbisë. Cilësimet për veprimet tona nuk janë shumë të drejta. Vrejta që ka shumë inat, shumë vrer që nuk i kontribuon deeskalimit të situatës. Nuk e di se për çfarë masash të Serbisë ndaj Kosovës e ka fjalën, por besoj që Kosova dhe Serbia duhet të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore duke u bazuar ne interesat e përbashkëta si dhe në vlerat evropiane”, tha Kurti.

Ai më pas shprehu keqardhje për qytetarët që detyrohen të pajisen me targa të përkohshme RKS.

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje i është drejtuar publikut serb pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Beograd. Vuçiq tha se Serbia kërkon tërheqjen e të gjitha trupave që po qëndrojnë në veri të Kosovës si dhe një përgjigje urgjente nga BE -ja për situatën. Ai po ashtu tha se kishte marrë një propozim për zgjidhjen e situatës në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak dje, por se e refuzoi atë propozim, duke e quajtur poshtërues për Serbinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit