5.3 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Kurti i tregon BERZH’it se çfarë investime do në Kosovë

Rekomandime

Në Samitin në Londër, të organizuar nga BERZH’i për investime në Ballkanin Perëndimor, kryeministri Albin Kurti, ka treguar pse duhen investime në Kosovë dhe pse BERZH’i duhet të ndajë para për Kosovën. Ai ndër të tjera thotë se Kosova ka nevojë veçanërisht për infrstrukturë hekurudhore dhe rrugë që do ta lidhin Kosovën më shumë me fqinjtë e saj.

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas nga paneli të diskutimeve në kuadër të Samitit të Londrës. Kurti ka shfrytëzuar rastin që edhe njëherë të flasë për planin e mini-Marshallit që ai po ia sugjeron Bashkimit Evropian për BE.

- Advertisement -

Samiti që po mbahet në Londër ka për qëllim investimet për Ballkanin Perëndimor nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po merr pjesë për herë të parë në këtë samit, ka thënë se investimet e BERZH’it janë një ndihmë shumë e madhe që ai e vlerëson nga BE’ja.

75 vjet më parë Evropa Perëndimore e kishte Amerikën dhe Marshall planin e saj.

- Advertisement -

Ne kemi BE’në. Deh cfarë mendojmë që ne do të bënim më mirë, është se ne mendojmë Evropa mund të bëjë më shumë.

Dicka që po vjen nga Evropa për Ballkanin Perëndimor dhe që ne e vlerësojmë shumë është Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillm.

- Advertisement -

Sepse fjala e tyre kyce është investimi dhe s’mund të pajtohesha se sa me shtytjet e rritjes ekonomike dhe rritjen e punësimeve të njerëzve, veçanërisht të të rinjve dhe të grave.

Për më pak se 30 vjet, kanë dhënë gati 30 miliardë euro në mbi 700 projekte të ndryshme.

Dhe ne si Qeveri e re duam që të bashkëpunojmë me BERZH’in, me planin tonë qeverisës dhe frymës së tyre të mirë dhe investimeve të duhura edhe më shumë se në të kaluarën”, ka thënë Kurti.

Derisa ka folur për pritoritetet e qeverisjes së tij, Kurti i ka kërkuar BERZH’it të bashkëpunojë me të për rritjen ekonomike të Kosovës.

Ne do të fokusohemi në sundimin e ligjit, duke e luftuar korrupsionin dhe duke e ndalur atë. Gjithashtu edhe në sigurimin e investimeve.

Në anën tjetër, sektori i punësimit me arsimim kualitativ dhe neve na duhet infrastrukturë me e mirë, sidomos ajo hekurudhore dhe rrugë të tjerë ndërrajonale, ashtu që të kemi lidhje më të mirë brenda shtetit tonë dhe me fqinjtë tanë”, ka thënë Kurti.

Ai ka përmendur edhe aftësitë në teknologji që rinia e Kosovës, sipas tij, i posedon.

“Rinia jonë ka aftësi teknologjike të jashtëzakonshme, por neve na duhen ivesntime. BERZH’i ështmë me e mira që mund të kemi”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka thënë në Londër se në tre javët e para të tij në krye të Qeverisë sheh entuziasëm te qytetarët dhe se do që këtë entuziazëm ta transformojë në punë, përmes investimeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit