1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kurti ironizon me opozitën për zgjedhjet e mundshme në pranverë: Mos e kanë fjalën për 1 prill?

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ironizuar me deklaratat e opozitës për zgjedhje të reja parlamentare që kanë thënë se do të mbahen në pranverë të vitit 2022.

Në konferencën për media pas mbledhjes së fundit të Qeverisë sivjet, Kurti ka pyetur se “mos bëhet fjalë për 1 prillin”, duke aluduar në ditën e gënjeshtrave.

- Advertisement -

“Kur kanë menduar për zgjedhje në prill, duhet ta pyesni mos e ka pas fjalën për 1 prill. Unë ua uroj Vitin e Ri edhe z.Abdixhiku dhe opozitës në përgjithësi, ju dëshiroj gjitha të mirat në vitin 2022. Unë me të vërtetë jam i zënë dhe nganjëherë më duhet të mungoj në disa aktivitete të tjera, por duket z.Abdixhiku është më i zënë se unë me subjektin e tij politik, dhe prandaj mungon shpesh”, tha Kurti.

Ai i kthej përgjigje kryetarit të LDK-së, i cili ditë më parë tha se nëse kryeministri si inxhinier që është nuk e di që rryma kontraktohet atëherë ta kthej diplomën.

“Unë diplomën në Universitetin e Prishtinës kam në fakultetin e elektroteknikës telekomunikacion dhe kompjuteri, nuk e kam për blerjen e rrymës por nuk besoj që kemi bërë ndonjë gabim apo lëshim deri tash. Duhet ta kuptoni që kam ardhur në qeverisje me fitore të listës tonë sepse ka ekzistuar një dëshpërim i madh nga pushteti që tash është në opozitë”, tha Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit